Foto: Ilustrim

Kërkohet paraburgim për burrin që dyshohet se vrau vëllain e tij

Një burrë është vrarë dhe një grua është plagosur dje në një incident mes vëllezërish sot në Studençan të Suharekës.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, incidenti duket se ndërlidhet me mosmarrëveshje për pronën.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, ka thënë për KALLXO.com se në këtë rast vëllai ka vrarë vëllanë.

Sot, Prokuroria e Prizrenit ka bërë kërkesën për paraburgim, ndërsa vendimi për këtë pritet të merret sot nga Gjykata e Prizrenit.

https://kallxo.com/prokuroria-i-riu-ne-suhareke-u-vra-ne-vendin-e-punes/