Kërkohet ndëshkueshmëri për mohimin e krimeve të luftës në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të autorizohet rregullimi me ligj  i çështjes së mohimit të krimeve të luftës në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka kërkuar që të ketë masë ndëshkuese ndaj personave që moojnë krimet e tilla.

“Duhet të hyjnë një iniciativë sesi duhet të denohet mohimi i krimeve që kanë ndodhur në Kosovë. Ditëve të fundit dhe viteve të fundit është një diskurs ditor i përforur nga lista serbe dhe përfaqsuesit në veri për ti mohuar krimet që serbia i ka kryer në Kosovë prandaj sygjeroj që të mirret një iniciativë ligjore për ti ndërshkruar ata që mohojnë krimet e luftës në Kosovë”, tha Hoxhaj.

Ai tha që “përmes ligjit duhe të mbrohet dinjiteti i viktimave në Kosovë dhe duhet ta autorizojmë Ministrinë e Drejtësisë që të dalë më një iniciativë ligjore për të mbrojtur dinitetin e viktimave”, tha Hoxhaj.

Në anën tjetër, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se  “Këta eksponentë që e kanë mohuar krimet dhe duhet të ketë një distancim të qartë nga partia e tyre”, tha Tahiri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj para dy ditëve ka marrë sot vendim për shkarkimin e ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq.

Haradinaj ka njoftuar se vendimin e ka marrë pas gjuhës së urrejtjes nga Teodosijeviq i cili kishte mohuar Masakrën e Reçakut.

“Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Ditë më parë, kryeministri ka shkarkuar edhe zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, pikërisht për shkak të qëndrimit të saj rreth bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

https://kallxo.com/vesna-mikiq-kjo-eshte-arsyeja-e-vertete-pse-me-shkarkoi-haradinaj/