Gjykata Themelore në Pejë. Foto: Kallxo.com

Kërkesë për paraburgim ndaj të pandehurit për vrasje të rëndë në tentativë 

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës  Themelore të Pejës, për caktimin e masës  se paraburgimit kundër të pandehurit P.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale vrasje në tentativë.

Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore  e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit P.K.  në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak se me datën 12 korrik të vitit 2018, rreth orës 10:00, në qytetin e Pejës kishte tentuar ti privojë nga jeta D.G. dhe F.B. ku pas një mosmarrëveshje rreth një vend parkingu, të njëjtit tenton t’i privoj nga jeta duke i goditur me një mjet të fortë në kokë.

Tutje, Prokuroria ka njoftuar se i pandehuri P.K., që nga dita e kryerjes së kësaj vepre penale gjendej në arrati , por i njëjti është arrestuar dje në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi që gjykata kishte lëshuar letër rreshtim më kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës.

Seanca e procedurës së paraburgimit është mbajtur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendos lidhur me kërkesën e prokurorisë.

07 Dhjetor 2018 - 14:45

Afërdita Fejzullahu 07/12/2018 - 14:45
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend