Kënga ‘Baresha’ himn zyrtar i festivali ‘Ujëvara fest’

Organizuar nga  Shoqata Kulturore “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, më 26 dhe 27 të këtij muaji mbahet edicioni i 3-të i Festivalit Festivalit Kulturor “Ujëvara fest”.

Ndërkaq kënga “Baresha” e kënduar nga Nexhmije Pagarushës është përzgjedhur të jetë himni i këtij festivali.

Gjatë dy ditëve sa është paraparë të zgjas ky aktivitete vjetor sipas organizatorëve do të sjellë aktivitete të ndryshme kulturore, si: koncerte, ekspozita, performanca artistike, promovim librash dhe etnologjike.

Nata e parë e festivali, më 26 korrik 2019 do të mbahet në Sheshin kryesor të qytetit, ndërsa e dytë, një më vonë do të mbahet në Ujëvarën e Mirushës.

Mahir Morina njëri prej ideatorëve të këtij festivali ka thënë për Kallxo.com se organizimi i këtij festivali ka për qëllim që përveç shfaqjeve të filmave, muzikës dhe arteve tjera me fokus në edukimin dhe inspirimin e gjeneratave.

“Poashtu festivali ka si qëllim që të mirëpres diasporën më ambiente pikëtakuese kulturore, të shërbejë si arenë stimuluese edhe për talentet e rinj që dëshirojnë të shprehin aftësitë e tyre në traditë, muzikë, poezi, arte pamore, të rris praninë e artit në shoqëri dhe të shoqërisë në art”, ka thënë morina..

Ai ka thënë se “Ujëvara fest” i filluar si manifestim lokal, po bëhet organizimi tradicional kryesor i arteve moderne më karakter mbarëkombëtar në komunë e Klinës.