Aksident- 20.02.2019

Këmbësori goditet nga vetura në hyrje të Prishtinës - FOTO

Një këmbësor është goditu nga një veturë mëngjesin e sotëm, në hyrje të Prishtinës.

Si pasojë e goditjes nga vetura, këmbësori ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësorë.

Lajmin për aksidentin për KALLLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00 kemi marrë informatë për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, në aksident janë të përfshire një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Siç raportojnë gazetarët e KALLXO.com nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në hyrje të Prishtinës.