Besim Kelmendi | Foto: KALLXO.com

Kelmendi: Ndihemi Keq për Rastet e Pazbardhura të Gazetarëve

Besim Kelmendi, koordinator nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit për trajtimin e rasteve të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve ka deklaruar se prokurorët ndihen shumë keq kur nuk kanë sukses në zbardhjen e rasteve ku viktima janë gazetarët.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, prokurori Kelmendi ka inkurajuar gazetarët që të paraqesin rastet e sulmeve dhe kërcënimeve dhe të kenë besim në organet e drejtësisë.

“Jam këtu që t’ju tregoj se këtë vit ka filluar të ndryshojë qasja e punës se prokurorëve me rastet ndaj gazetarëve. Ka një numër shumë të madh të gazetarëve që janë kërcënuar e vrarë deri më sot”, tha Kelmendi.

Ai tregoi se në secilën prokurori një prokurorr merret me rastet ndaj gazetarëve.

“Kam kërkuar të bëhet një listë e punës së prokurorëve dhe kam parë që prokurorët kanë bërë punë dhe sot kemi në secilën prokurori nga një prokuror i cili merret direkt më rastet e gazetarëve”, u shpreh Kelmendi.

Kelmendi koordinator për rastet e gazetarëve u emërua nga Kryeprokurori Lumezi në mars të këtij viti.

http://kallxo.com/gazetaret-prokuror-te-vecante-qe-heton-kercenimet/

Baki Kelani nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri në tetor të këtij viti janë evidentuar 23 raste të kanosjeve që janë bërë ndaj mediave.

“Jemi angazhuar si institucion, por jam angazhuar edhe personalisht që të ofrojmë siguri për gazetarët, sepse e kemi obligim ligjor. Vetëm deri në gusht 21 raste janë raportuar në Kosovë. Deri në muajin tetor ky numër ka shkuar deri në 23 raste që janë evidentuar në polici për kanosje ndaj gazetarëve”, ka thënë Kelani.

Intervistat me Kelmendin e Kelanin mund t’i ndiqni në vijim.

Në Emisionin e djeshëm “Drejtësia në Kosovë” shfaqi edhe rrëfimin e Vehbi Kajtazit e Behar Mustafës për sulmet ndaj tyre.

http://kallxo.com/rrefimet-e-gazetareve-qe-u-sulmuan-ne-pike-te-dites/

Sot u ngrit një aktakuzë për kërcënimin ndaj një gazetari, ndërsa një gazetare u ankua se po kërcënohet pasi kundër saj reagoi një politikane,

http://kallxo.com/aktakuze-e-prokurorise-per-kercenimin-jete-te-gazetarit/

http://kallxo.com/agk-kerkon-qe-politikanet-te-mos-nderhyjne-ne-punen-e-gazetareve/