Kelmendi i mohon akuzat se frikësoi policin me armë

Diamant Kelmendi është deklaruar i pafajshëm para gjykatës për akuzat se përdori armën me qëllim të frikësimit të zyrtarit policor.

“Jam i pafajshëm, nuk kam pasur armë dhe nuk kam nxjerrë armë, kjo do të vërtetohet pasi që janë edhe cd –jat”, tha i akuzuari.

Prokuroria e akuzon Diamant Kelmendin se me datë 27 korrik 2014, në oborrin e restorantit “ Kastrati Boëling “, me qëllim të kërcënimit e ka përdor armën në drejtim të zyrtarit policor Visar Hysenaj.

Sipas Aktakuzës i akuzuari e nxjerr revolen dhe e fut fishekun në tytë dhe ia drejton zyrtarit policor pasi që ndërhynë në konflikt për t`i ndarë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari ikën nga vendi i ngjarjes në momentin kur edhe zyrtari policor e nxjerr revolen.