KEK-u reagon pas deklaratës së Xhafer Gashit për punësimet në koorporatë

Koorporata Energjetike e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi, në lidhje me punësimet në KEK, duke kërkuar që të punësohen banorët e Komunës së Obiliqit.

Në reagimin e KEK, thuhet se punësimi në koorporatë bëhet vetëm pas zhvillimit të gjitha procedurave të rekrutimit në përputhje të plotë me Ligjin e Punës në fuqi, Udhëzimet Administrative të aplikueshme si dhe rregulloreve të brendshme të KEK-ut, duke shtuar e Menaxhmenti i Koorporatës Energjike të Kosovës nuk i nënshtrohet dhe nuk lëkundet nga asnjë presion i grupeve të caktuara të interesit apo qofshin ato edhe grupe politike.

“Koorporata Energjetike e Kosovës është ndërmarrje publike dhe pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës, prandaj si të tillë kemi përgjegjësi juridike dhe morale ta ruajmë nga çfarëdo interesi tjetër. Në këtë drejtim, janë të pa pranueshme deklaratat dhe paralajmërimet për protesta me qëllim të ushtrimit të presionit për të punësuar grupe njerëzish pa respektuar procedurat e konkursit e duke bërë shkelje ligjore”, thuhet në njoftimin e KEK.

KEK, tutje ka sqaruar se për punësimet për të cilat tani po bëhet zhurmë e madhe, sipas tyre i gjithë procesi i punësimit, pavarësisht se kishte numër tepër të madh të kandidatëve ka shkuar në mënyrë të rregullt, pa pasur asnjë vërejtje apo shkelje ligjore.

“KEK-u me kohë i ka njoftuar qeverinë dhe akterët e tjerë se nuk do të lejon punësime në forma tjera përveç sipas kritereve të konkursit dhe duke respektuar ligjin e punës. Të gjithë ata banorë të Obiliqit që kanë plotësuar kriteret e konkursit dhe kanë kaluar me sukses testet apo edhe kanë qenë të barabartë me ndonjë kandidat tjetër e kanë fituar një vend pune”, thuhet në njoftim.

KEK-u ka sqaruar se sipas informatave të departamentit të Burimeve Njerëzore, janë afër 20 persona qe janë punësuar nga zona e Obiliqit, dhe se të gjithë i këta kanë plotësuar kriteret, duke kaluar me sukses testet.

“Sa i përket punësimit të banoreve të zonave Hade dhe Shipitull, numrit prej 150 sa flitet që kanë kërkuar punësim, KEK-u e ka njoftuar Qeverinë e Kosovës për profilet e vendeve të lira të punës për dy vitet e ardhshme. Dhe nëse ka një vendim qeverie për punësimin e tyre në formën se si po kërkohet atëherë natyrisht se KEK-u është i detyruar ta respekton atë vendim sepse Qeveria është aksionar i KEK-ut”, thuhet në njoftim.

KEK-u ka paralajmëruar se çdo formë tjetër e presionit apo veprime të tjera nga kushdo qofshin nëse e rrezikojnë sigurinë e punës në KEK apo tentojnë të ndërpresin procesin e punës me protesta dhe veprime të tjera do të ballafaqohen me organet e drejtësisë.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka reaguar dje duke thënë se ndjehet i revoltuar me zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), si dhe me punësimet dhe investimet në komunën që ai drejton.

Përmes rrjetit social Facebook, Gashi ka shkruar se ka vite që KEK-u nuk po i kryen obligimet e tij ndaj qytetarëve të Obiliqit, e të cilat sipas tij, janë të bazuara në Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit, si dhe në vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ashtu siç e dini, territori prej 105 km2 i komunës, 72% shfrytëzohet nga KEK-u, e shpallur kështu zone me interes të veçantë, po ashtu degradime të shumta si në sipërfaqet e tokave bujqësore ashtu edhe në ambientin dhe mjedisin tonë, e të cilat kanë sjellë te sëmundjet e rënda, e edhe tek shpronësimet e popullsisë.”, ka shkruar ai.

Gashi ka theksuar se ‘ka vite që fshatrat Hade dhe Shipitullë kanë mbetur nën ndikimin e fatit’.

Ai thotë se pavarësisht që ekziston Ligji për Obiliqin, KEK-u nuk mban përgjegjësitë e tij karshi dëmit që po ua shkakton banorëve.

“Nuk e dimë deri kur duhet duruar këto padrejtësi, kur përveç që KEK-u nuk respekton Ligjin dhe Vendimin, e nuk pranon në punësim, në kushtet e barabarta me prioritet qytetarët e Obiliqit, të njëjtit po atë ditë të listës së publikimit me punëtorët e pranuar, hap konkurs të rregullt prapë! Shkelje e dyfishtë! Premtimet dhe zotimet në investimet në ambient, gjelbërim dhe parqe po ashtu që nga muaji mars i 2018, ende asnjë realizim nga KEK-u.”, ka shtuar tutje Gashi.

I pari i komunës së Obiliqit ka thënë se fshatrat Hade e Shipitullë ende kanë mbetur temë diskutimi sepse ende nuk u është gjetur zgjidhje.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se ndjehet i revoltuar me zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), si dhe me punësimet dhe investimet në komunën që ai drejton.

Përmes rrjetit social Facebook, Gashi ka shkruar se ka vite që KEK-u nuk po i kryen obligimet e tij ndaj qytetarëve të Obiliqit, e të cilat sipas tij, janë të bazuara në Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit, si dhe në vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ashtu siç e dini, territori prej 105 km2 i komunës, 72% shfrytëzohet nga KEK-u, e shpallur kështu zone me interes të veçantë, po ashtu degradime të shumta si në sipërfaqet e tokave bujqësore ashtu edhe në ambientin dhe mjedisin tonë, e të cilat kanë sjellë te sëmundjet e rënda, e edhe tek shpronësimet e popullsisë.”, ka shkruar ai.

Gashi ka theksuar se ‘ka vite që fshatrat Hade dhe Shipitullë kanë mbetur nën ndikimin e fatit’.

Ai ka thënë se pavarësisht që ekziston Ligji për Obiliqin, KEK-u nuk mban përgjegjësitë e tij karshi dëmit që po ua shkakton banorëve.

“Nuk e dimë deri kur duhet duruar këto padrejtësi, kur përveç që KEK-u nuk respekton Ligjin dhe Vendimin, e nuk pranon në punësim, në kushtet e barabarta me prioritet qytetarët e Obiliqit, të njëjtit po atë ditë të listës së publikimit me punëtorët e pranuar, hap konkurs të rregullt prapë! Shkelje e dyfishtë! Premtimet dhe zotimet në investimet në ambient, gjelbërim dhe parqe po ashtu që nga muaji mars i 2018, ende asnjë realizim nga KEK-u.”, ka shtuar tutje Gashi.

I pari i komunës së Obiliqit ka thënë se fshatrat Hade e Shipitullë ende kanë mbetur temë diskutimi sepse ende nuk u është gjetur zgjidhje.

Ai theksoi se ‘KEK-ut nuk po i bëhet vonë’, pavarësisht takimeve të shumta me Qeverinë dhe Korporatën Energjetike të Kosovës.