KEK: Rrënimi i Shtëpive në Shipitullë Kaloi pa Incidente

Nën prezencën e Policisë së Kosovës, KEK-u sot ka filluar të rrënojë disa shtëpi në zonën e mihjes së qymyrit

Korporata e Energjisë së Kosovës njoftoi lidhur me procesin e rrënimit të disa shtëpive në fshatin Shipitullë ku po bëhet mihja e re sipërfaqësore për qymyr.

Në njoftimin e KEK-ut thuhet se rrënimi i shtëpive sipas marrëveshjes është duke u bërë në kuadër të implementimit të masave të sigurisë.

“Fatmirësisht nuk ka pas asnjë ekses gjatë kësaj pune dhe gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve të parapara dhe në marrëveshje të plotë me të gjitha palët.Disa banorë të këtyre fshatrave kanë qenë aty gjatë kohës sa janë zhvilluar këto punime dhe përveç disa pakënaqësive të shprehura nga një numër i vogël i tyre nuk ka pasur asnjë insistim apo konflikt”, thuhet në njoftim.

Përveq kësaj, KEK ka njoftuar se është në përfundim të procedurave të shpronësimit edhe të tri zonave të reja në pjesën e mihjeve.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me procesin e shpronësimit të banorëve në fshatrat e Obiliqit.

http://kallxo.com/kek-u-afer-finalizimit-te-marreveshjeve-per-shpronesim/