FOTO KEDS

KEDS me investim që përfshin 12 fshatra të Podujevës

Janë 12  fshatra rreth zonës së Orllanit të Podujevës që kanë përfituar rrejt të ri energjetik të Tensionit të Lartë dhe  furnizim stabil me rrymë nga investimi i KEDS-it, me projektin e përfunduar “10 kV Orllani”.

Ky projekt që rrjedh nga MasterPlanit i hartuar nga KEDS-i. Përfituesit më të mëdha direkt nga ky projekt janë fshatrat Orllan dhe Brainë, ku 512 përfitojnë familje.

“Trafo-kulla e vjetër më nuk është aty dhe në vend të saj KEDS ka vendosur një re me një kapacitet prej 400 kV , që bashkë ma ato ekzistueset përmbushin nevojat për banorët vendas. Projekti i përfunduar, edhe për bizneset e kësaj ane ka ofruar kushte shumë më të mira”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Menaxheri i restoranit “Liqeni” që gjendet në këtë zonë, Mustafë Troshi, për projektin e përfunduar  nga KEDS-i  thotë se ka ofruar kushte shumë të mira dhe stabilitet energjetik.

“Rrjeti elektrik në këto anë ka qenë në gjendje të mjerueshme dhe ka pasur shumë ndërprerje. Për ne është shumë i nevojshëm ky projekt, sepse me stabilizimin e rrymës rritet edhe siguria e shërbimit për klientët tanë ”, ka thënë Troshi.

Me ndërtimin e këtij largpërçuesi janë evituar prishjet e shpeshta dhe ndërprerjet e zgjatura të energjisë elektrike, pasi që rrjeti i mëparshëm ka qenë tepër i vjetruar dhe i shtrirë nëpër terren kodrinoro-malor, ku është vështirësuar evitimi i prishjeve.