Lejleku - Foto: Facebook/fehmiramadani

KEDS e ndal rrymën, u ndërton lejlekëve vendin për strofull

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar nesër punëtorët e saj do t’ua ndërpresin energjinë elektrike konsumatorëve të largpërçuesit të Kaçanikut.

Sipas KEDS-it, arsyeja e kësaj ndërprerjeje është se punëtorët do të vendosin platformat e lejlekëve (lloj i mbrojtur me ligj) në dy shtylla elektrike në largpërçuesin e Kaçanikut.

Kompania njofton këto punime do të realizohen me kërkesë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Punimet do të zgjasin nga ora 11:00 deri në ora 14:00, dhe gjatë kësaj kohe të gjithë konsumatorët që furnizohen nga ky largpërçues do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.