KDI: Vazhdon dhënia e tenderëve miqve dhe familjarëve të politikanëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur një tryezë diskutimi me temën “Integriteti, element kyç në prokurim publik” që ilustron politikat aktuale në menaxhimin e parasë publike përmes prokurimit publik, problemet me të cilat ballafaqohet ky proces.

Me këtë rast, Arben Kelmendi, Menaxher i Programit Kundër Korrupsion të KDI-së, ka thënë se vetëm gjatë vitit 2017, në Kosovë janë zhvilluar 10,214 aktivitete të Prokurimit nga 163 Autoritete Kontraktuese.

Ndërsa, Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv i Organizatës ÇOHU, tha se nevoja për profilizim të prokurorëve dhe gjyqtarëve për prokurim publik është evidente, sipas tij ka nevojë për ngritje të resurseve njerëzore respektivisht ekspertë të fushës së prokurimit si staf ndihmës për gjyqësorin.

”Zbatimi i normës së kodit penal që merret me shkeljet në fushën e prokurimit publik do të ndikonte në përmirësim të fushës së prokurimit në mënyrë që të jetë më transparente dhe të ketë më pak shkelje në këtë fushë. Edhe këshilli Prokurorial edhe Këshilli Gjyqësor duhet të pasur fokus më të madh sa i përket profilizimit dhe trajnimit të prokuroreve, të gjyqtareve për t’i trajtuar lënde e prokurimit dhe me ju dhanë staf ndihmës prokuroreve me ekspert që e njohin fushën e prokurimit dhe me i ndihmuar në trajtimin e këtyre lëndëve, me pasur statistika që tregojnë për lënde që janë trajtuar në fushën e prokurimit publik”, theksoi Demhasaj.

Diana Metushi-Krasniqi nga KDI tha ka probleme të implementimit të ligjeve në praktikë, pasi problemet kryesisht janë në manipulim të ofertave, dhënie të tenderëve miqve edhe dy pikat, që sipas saj janë të rëndësishme , ndikimi publik e mos ndëshkimi.

“Të gjitha raportet shprehin shqetësime për gjendjen aktuale që lidhen me nivelin e integritetit në zhvillimin e këtij procesi shumë me rendësi ka të bëjë të aktiviteteve publike, qe ka të bëjë më mbikëqyrjen dhe mos ndëshkimin, kapacitetet profesionale apo njohuria dhe vullneti politik. Qe të katërta probleme lidhen me faktorin njëri, kështu që është më se e rëndësishme që të fokusohemi në profesionalizimin dhe llogaridhënien nga faktori njëri sidomos kur kemi parasysh që duke u bazuar në raportin e progresit të vitit 2017 dhe të gjitha raportet tregojnë se legjislacioni është mjaft në përputhje me atë të BE-së, përveç sa i përket pjesës se mbrojtjes dhe prokurimit afatgjatë”, tha ajo.

“Integriteti, elementi kyç në përmirësimin e Prokurimit Publik” konkludon se fokusimi në forcimin e integritetit në prokurimin publik është thelbësor për t’i dhënë fund kësaj gjendje.