KDI: Duhet strategji të jashtme për ta mbrojtur taksën 100%

Jeta Krasniqi, Instituti Demokratik i Kosovës foli lidhur me mënyrën se si qeveria e Kosovës duhet ta përballojë presionin për ta larguar taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Krasniqi që është Menaxhere e Projekteve të rolit të Kuvendit në mbikqyrjen e qeverisë për dialogun Kosovë-Serbi, tha se Kosova nuk po tregohet mjaftueshëm agresive karshi shtetit me të cilin po dialogun.

Ajo në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se qeveria duhet t’i ketë menduar planet rezervë pas presioneve që vijnë lidhur me taksën doganore.

“Qeveria e ka ditë që presioni ka me qenë i madh dhe besoj që nuk do ta kishte zënë në befasi. Kur merren masat drastike, qeveria duhet të angazhohet në mënyrë që të ketë strategji të jashtme por edhe të brendshme.  Duhet të ketë një strategji të jashtme. Ne ankohemi që Serbia ka qasje agresive diplomatike ndaj nesh ndërkohë neve na mungon strategjia.”, tha Krasniqi.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: