Matthias Sollner

KB Prishtina ndau rrugët me trajnerin Matthias Sollner

Klubi Basketbollit ‘Prishtina’ ka bërë të ditur në faqen zyrtare se ‘Danke Matthias më nuk është trajner i klubit’, shkruan Kallxo.com.

Në njoftimin e KB Prishtinës thuhet se shkarkimi i Zollner ka ndodhur pasi klubi ka bërë analiza të mirëfillta dhe ndarja ka ndodhur në mënyrë të dyanshme.

Gjermani Matthias Zollner prej sot nuk do të jetë pjesë e plisave, ai gjatë periudhës që e ka udhëhequr Prishtinën ka arritur ta fitoj Super kupën e Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni edhe njoftimin e plotë nga KB Prishtina:

Danke Matthias!

Prishtina dhe trajneri Matthias Zollner kanë ndarë rrugët.

Pas analizave të mirëfillta të bëra nga kryesia e klubit në bashkëpunim me Zollner, janë pajtuar që në mënyrë të dyanshme të përfundojnë marrëveshjen dhe nga sot gjermani të mos jetë më në krye të ekipit tonë.

Gjatë periudhës sa udhëhoqi ekipin, Zollner arriti ta fitoi Superkupën e Kosovës.

Prishtina falënderon, Zollnerin për punën profesionale dhe angazhimin e madh që dha për klubin tonë, i cili edhe do të mbetet një mik i përhershëm i yni.