Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

Katër vite e gjysmë burgim për aksidentin që la të vdekur tre persona

Me katër vite e gjysmë burgim, Gjykata e Ferizajt e ka dënuar Rr.Ç, pasi e gjeti fajtor për aksidentin me fatalitet i cili kishte ndodhur në shkurt të vitit 2017, në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Sipas aktakuzës Rr.Ç, gjatë drejtimit të kamionit të tipit Scania, kishte frenuar dhe e kishte humbur kontrollin me që rast nga pakujdesia kishte kaluar në shiritin tjetër të komunikacionit dhe e kishte goditur automjetin e markës “VË Sharan”.

Si pasojë e këtij aksidenti kishin humbur jetën E.I pasagjerët J.I dhe N.I, ndërsa lëndime trupore kishte pësuar edhe vet i pandehuri.