Katër të vdekur në protesta në Haiti

Protestuesit e opozitës në Haiti kanë djegur goma dhe kanë hedhur gurë, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Jovenel Moise.

Së paku katër njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë lënduar në protestat që kanë hyrë në ditën e katërt, në kryeqytetin e Port-au-Prince dhe në qytete të tjera.

Banorët akuzojnë presidentin Moise dhe zyrtarët tjerë për korrupsion, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv.

Qindra protestues kanë dalë në rrugë këtë javë.