Arkiv = Foto: KALLXO.com

Katër të vdekur në dy aksidente, Haradinaj i tronditur

Katër persona kanë gjetur vdekjen sot në dy aksidente të ndara. Tre kanë vdekur nga një aksident që ka ndodhur në Duhël të Suharekës ndërsa një person ka vdekur në një aksident në Vitomiricë të Pejës.

Në lidhje me këto aksidente ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook.

Haradinaj u ka bërë apel të gjithë ngasësve që të kenë kujdes në trafik ndërsa institucioneve që të ndërmarrin të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve.

Postimi i Haradinajt:

I tronditur nga lajmi për humbjen e katër jetëve në dy aksidente të ndara sot, në Duhël të Therandës dhe Vitomericë të Pejës. Ngushëllimet më të thella familjeve, që humbën më të dashurit e tyre. Tragjeditë kaq të shpeshta e me pasoja fatale janë shqetësuese për të gjithë ne. Iu bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me përgjegjësi, ndërsa institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet adekuate në parandalimin e aksidenteve, të cilat po përgjakin rrugët e Kosovës.

https://kallxo.com/tre-te-vdekur-ne-aksidentin-ne-duhel/

.