ilustrim

Katër të lënduar rëndë nga rrahja masive

Dy burra nga Lipjani janë lënduar rëndë pas një rrahje masive në të cilën ishin përfshirë katër burra të tjerë, të cilët më pas edhe u arrestuan për sulmin i cili ndodhi pas kësaj mosmarrëveshjeje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar lëndimet janë të rënda.

Andaj edhe me vendim të prokurorit, dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje.

Një rrahje e ngjashme ka ndodhur edhe në Obiliq, ku kanë mbetur të lënduar rëndë dy burra të cilët ishin të përfshirë në rrahje.

Policia ka njoftuar se për rastin në fjalë janë arrestuar dy të dyshuar dhe se me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.