FOTO ILUSTRIM

Katër të arrestuar për vjedhje të veglave të punës në një punishte

 Katër persona janë identifikuar dhe arrestuar nga policia, si të dyshuar për vjedhje në Vushtrri.

Në njoftimin e policisë thuhet se cak i kësaj vjedhje ishte një vendpunishte, ku të dyshuarit kishin vjedhur pjesë të eskavatorit dhe vegla tjera të punës.

Në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar gjerat e vjedhura të cilat pas procedurave i janë kthyer pronarit.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.