Foto-ilustrim

Katër raste të dyshuara për falsifikim të parasë  

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër raste të tentimit të deponimit të parave që dyshohet se janë të falsifikuara. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe janë raportuar në polici nga Banka Komerciale që operojnë në Kosovë.

“Ankuesja punëtore në një bankë ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një shumë të hollash ku gjatë kontrollimit të monedhave janë vërejtur se tri monedha nga 50 € dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin e Policisë. Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar.

Tri raste të tjera janë regjistruar në një degë tjetër të një banke në Prishtinë.

“Ankuesja punëtore në një bankë ka raportuar se nga tre të dyshuar kanë deponuar tri kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara në vlerë (3 x 100 €) 300 euro. Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar”, thuhet tutje në raportin e Policisë.