Foto: RTV 21

Katër Policë në Furgon Gati i Mbulon Uji i Vjosës

Në fshatrat e Fierit katër policë kanë rrezikuar jetën, pasi janë bllokuar për rreth një orë nga ujërat e Vjosës në furgonin e tyre

Fotografitë janë realizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku shihet se uji ka mbuluar më shumë se gjysmën e furgonit.

Efektivët e policisë kanë mbetur të izoluar, për shkak të rrjedhës së furishme të lumit.

Më pas ata u shpëtuan nga ndërhyrja e një kamioni të ushtrisë, ndërkohë që mjeti mbeti në mes të ujit.

Policia dhe kryesisht Forcat e Armatosura gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë përfshirë në operacione për evakuuimin e banorëve të prekur nga përmbytjet në Shqipëri.