FOTO: Broshura, TC Kosova e Re, MZHE 2017

Katër konsorciume në garë për ndërtimin e termocentralit 'Kosova e Re'

Katër konsorciume kanë hyrë në garë për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’. Ofertuesit e para-kualifikuar për Inxhinierim, Projektim, Ndërtim dhe Mirëmbajtje për Projektin e Termocentralit “Kosova e Re” janë: 1. CMEC; 2. Një konsorcium i përbërë nga ENKA, Mitsubishi Hitachi Poëer Systems dhe Técnicas Reunidas; 3. Një konsorcium i kompanive të General Electric; dhe 4. Hyundai.

Pas shpalljes së procesit të ‘Përzgjedhjes Fillestare’ në qershor, gjashtë aplikime u pranuan dhe u vlerësuan nga Contour Global. Rezultatet dhe vendimin e Contour Global e ka njohur Qeveria e Kosovës. Gjatë fazës së parakualifikimin kanë aplikuar gjatë kompani, mirëpo pas procesit të vlerësimit është arritur në përfundimin se katër prej këtyre janë parakualifikuar, të cilët i kanë plotësuar kriteret e larta teknike dhe financiare, si dhe i kanë ofruar letrat e financimit nga institucionet financiare.

Faza e parakualifikimit është bërë në kohën kur kishte raportime se Banka Botërore nuk do të përkrah këtë projekt. Mos-përkrahja projektit nga Banka Botërore do të bëjë këtë termocentral edhe më të shtrenjtë, për shkak të rritjes së interesit për marrjen e kredive. Shtrenjtimi i projektit do të ketë ndikim edhe më të marr në rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë qëndrim nëse do të vazhdojnë me këtë projekt në rast se tërhiqet Banka Botërore.

https://kallxo.com/kosid-banka-boterore-po-mbeshtet-zhvillimin-e-energjise-se-paster-ne-kosove/

Në komunikatë e Qeverisë së Kosovës përmenden edhe furnizimet me pajisje që janë ofruar, mirëpo nuk jepen detaje se kush, çka ka ofruar.

“Këta ofertues gjithashtu kanë ofruar furnizime me pajisje nga Doosan, General Electric, IHI, Mitsubishi Hitachi Poëer Systems, Rafako, Siemens dhe Toshiba, si dhe shërbime afatgjata të mirëmbajtjes nga Alstom Poëer Service, General Electric, KEPCO, konsorciumi i KEPS, HPS, dhe OES, dhe një konsorcium i Mitsubishi Hitachi Poëer Systems, ENKA dhe Técnicas Reunidas”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka është shprehur i kënaqur që ndërtuesit e mëdhenj të elektranave janë në garë për ndërtimin e Kosovës së re.

“Termocentrali do të përmirësojë në masë të madhe  furnizimin me energji elektrike, do të sigurojë energji më të pastër dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke u bërë kështu instrument i një perspektive të zhvillimit të fuqishëm për ekonominë e vendit tonë. Qeveria e Kosovës dhe ContourGlobal janë të angazhuara që fillimi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” të ndodhë në pjesën e parë të vitit 2019″, citohet të ketë thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kurse, Joseph Brandt, themelues dhe drejtor i  Contour Global, ka thënë se “Kosova e Re” është vendimtare për të ardhmen e furnizimit me energji të Kosovës.

“Ne jemi të kënaqur që kemi pranuar ofertat para-kualifikuese dhe financim të propozuar nga kontraktuesit më të mëdhenj dhe më të respektuar për EPC-së në nivel global”, ka thënë Brandt.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, më herët kishte theksuar se Qeveria e Kosovës ka njohur nevojën për kapacitete energjetike shtesë për të përmbushur shqetësimet afatgjata të sigurisë së furnizimit në Kosovë dhe për të siguruar energjinë elektrike të domosdoshme për vendin.

Si pjesë e kësaj strategjie, termocentrali “Kosova e Re” do t’i zëvendësojë njësitë aktuale të vjetruara të termocentralit “Kosova A”.

Termocentrali “Kosova e Re” do të përfaqësojë investimin më të madh të huaj të drejtpërdrejtë në vend.

“Kjo do të përmirësojë stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, duke i dhënë fund humbjeve prej 415 milionë dollarë në vit, të shkaktuara nga furnizimi i paqëndrueshëm i energjisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Sipas këtij njoftimi termocentrali i ri do të rezultojë në përmirësimin në masë të madhe të cilësisë së ajrit duke reduktuar emetimet e ndotësve kryesorë dhe do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të njerëzve që jetojnë dhe punojnë në atë rajon.

“Emetimet e pluhurit do të reduktohen me 93%, ndërsa SOx dhe NOx do të reduktohen me 85%, respektivisht 93%, duke ulur edhe CO2 me 38%”, përfundon njoftimi.

Nënshkrimi i marrëveshjes 1.3 miliard euro mes qeverisë së Kosovës dhe Joseph Brandt, drejtorit ekzekutiv të kompanisë amerikane ‘Countur Global’ është bërë me 20 dhjetor 2017.

Është parashikuar që në vitin 2019 do të vihet gurthemeli i termocentralit “Kosova e Re”.

Organizata Ndërkombëtare e Komunitetit të Energjisë ka lëshuar opinionin preliminar mbi kontratën e Qeverisë së Kosovës me ‘Contour Global’ për ndërtimin e termocentralit të tretë në Kosovë.

Ky opinonin erdhi me kërkesën e pjesëmarrësve në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës” të mbajtur në Prishtinë në fillim të qershorit 2018.

https://kallxo.com/rreziqet-e-projektit-kosova-e-re-sipas-sekretariatit-te-energjise/

Gazeta Jeta në Kosovë ka raportuar lidhur me atë se si është arritur marrëveshja për këtë termocentral dhe kritikat mbi këtë marrëveshje.

Nga Ngjizja e Deri te Nënshkrimi i Marrëveshjes për Termocentralin