Katër Kandidatët për Guvernator të Bankës Qendrore

E plotësuar 17:09

Qeveria e Kosovës konfirmoi katër emrat të cilët i janë dërguar Kuvendit të Kosovës në garën për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Në një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit thuhet se Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci janë katër emrat që i janë rekomanduar Kuvendit.

15:54

Qeveria e Kosovës ia ka dërguar Kuvendit të Kosovës mendimin për emërimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës pajtohet me këto kandidatura dhe në pajtim me Ligjin për Bankën Qendrore brenda 15 ditëve ia propozon kuvendit këto kandidatura”, tha Haradinaj.

Haradinaj, në mbledhjen e qeverisë, nuk i përmendi emrat e propozuar për këtë post, i cili k ambetur vakant që nga shtatori i vitit të kaluar kur Bedri Hamza dha dorëheqje nga posti i guvernatorit për ta marrë pozitën e ministrit të Financave në qeverinë e Kosovës.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, tha për KALLXO.com se nuk është në dijeni se cilët emra janë propozuar për pozitën e Guvernatorit.

Ai tha se për këtë do të njoftohet të hënën, kur fillon zyrtarisht puna në Kuvend, pas pushimit trejavor dimëror.

Për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore kanë aplikuar 28 kandidatë.

http://kallxo.com/keta-jane-28-kandidatet-per-guvernator-te-bqk-se/

Në mesin e të kandidauarve ka edhe emra me të kaluar politike.

http://kallxo.com/bqk-ja-propozon-kuvendit-persona-politike-per-guvernator/