Foto: Dailymail

Katalonia Shpall Pavarësinë

Parlamenti i Katalonjës ka votuar me shumicë dërrmuese në favor të pavarësisë nga Spanja edhe kur autoritetet spanjolle përgatiten të marrin kontrollin e drejtpërdrejtë të rajonit të fuqishëm dhe të pasur, raporton Financial Times.

Deputetët në asamblenë rajonale mbështetën mocionin për shkëputjen nga 70 deri në 10 në një vendim të rëndësishëm që përshkallëzon krizën më të madhe politike që nga kthimi i Spanjës në demokraci në vitet 1970.

Mocioni lexonte: “Ne do të formojmë Republikën Katalane si një shtet të pavarur, sovran, demokratik dhe social”.

Rezultati u përshëndet me ngazëllim nga mbështetësit pro pavarësisë të cilët ishin mbledhur jashtë parlamentit në Barcelonë.

Por Madrid tashmë po përgatitet të aktivizojë një dispozitë të sundimit të drejtpërdrejtë në kushtetutën spanjolle, e cila menjëherë mund të pasojë një deklaratë katalane të pavarësisë.

Dhjetëra mijëra protestues pro pavarësisë janë planifikuar të mblidhen në Barcelonë në mesditë nën sloganin “Të bëjmë Republikën”, duke shpresuar që të ushtroj presion mbi parlamentin.

Një deklaratë e pavarësisë është ëndrra për shumë secesioniste që kanë luftuar për dekada me radhë për krijimin e një shteti të ri. Çdo deklaratë e bërë të premten, megjithatë, do të ishte kryesisht simbolike.

Konsiderohet e paligjshme sipas ligjit spanjoll dhe nuk do të njihet nga qeveria spanjolle apo komuniteti më i gjerë ndërkombëtar.

Çdo akt i miratuar nga ky parlament ka gjithashtu gjasa të jetë i shkurtër. Senatorët në Madrid janë të premten pasdite duke pritur të ratifikojnë masat për të hequr qeverinë pro-pavarësisë të Katalonjës nga zyra dhe për të drejtuar rajonin nga Madridi. Fuqia e parlamentit do të kufizohet dhe zgjedhjet e reja rajonale do të thirren brenda gjashtë muajve.