Kastrati: Ka Gabuar Rëndë Ai që Vendosi që Flamuri të Ngrihej në Terr

Rreth zëvendësimit të flamurit kombëtar me atë shtetëror të Kosovës te “Rrethi i Flamurit” ka reaguar edhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, i cili tani është zyrtar i PDK-së.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Kastrati ka thënë se ai që ka marrë vendim për vendosjen e flamurit shtetëror në terr, në orët e mbrëmjes, ka gabuar shumë rëndë.

Ky është postimi i plotë i Kadri Kastratit:

“Flamuri nuk do duhej te ngritej natën, në gjithë botën ngritet dhe nderohet në mengjes !

Edhe tek ne Flamuri është dashtë të ngritet dhe nderohet nga Garda e FSK -së me datë 17.02.2018 në ora 8:00 dhe të nderohet siç i ka hije!

Ai që ka marr vendim për vendosjen e Flamurit Shtetëror në terr në orët e mbrëmjes ka gabu shumë rend sepse nuk e kemi vjedhur por e kemi fituar me gjak!

Kombi nderohet , Shteti duhet njëashtu edhe Simbolet !”