Kastrati: Gratë në politikë, reagim më i shpejtë tek dhuna në familje

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është shprehur i kënaqur me mënyrën se si funksionon udhëheqësia komunale me 50 për qind gra.

Ai në një tryezë lidhur me barazinë gjinore në qeveri lokale tha se më shumë gra në politikë do të thotë rrugë drejt zgjidhjes së disa problemeve shoqërore.

“Gratë në politikë angazhohen më shumë në komunikim me qytetarët dhe janë më bashkëpunuese me kolegët.Është shumë e rëndësishme të kemi sa më shumë më gra në qeverisjen lokale sepse do të kishim reagim më të shpejtë edhe më efikas ndaj dhunës në familje dhe papunësisë së grave. Dy probleme këto që kërkojnë zgjidhje urgjente”, tha Kastrati.

Ai po ashtu bëri thirrje për ndëshkim të partive politike që nuk respektojnë barazinë gjinore.

Deklaratën e plotë të Kastratit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: