Kastrati: Ftesa në Kombëtaren e Kosovës është ëndërr e bërë realitet

Sot Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e dytë të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Maltës.

Në një intervistë për KALLXO.com, futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati, ka thënë se ftesa për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës është një ëndërr e tij e bërë realitet.

“Kam pasur dëshirë që nga fëmijëria të përfaqësoj vendin tim”, thotë sulmuesi i krahut, i lindur në Hogosht të Kamenicës.

Kastrati tregon se bashkëlojtarët e Kombëtares e kanë pritur  mirë dhe stërvitjet po i ecin mirë.

Lirim Kastrati ka një mesazh për të gjithë fëmijët të cilët kanë filluar të luajnë futboll.

Aii thotë që çelësi i suksesit është vetëm stërvitja, pasi nuk duhet të dorëzohen për ëndrrat që i kanë.

Kastrati më herët ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të Kosovës U19 dhe U21.