Kapiteni kosovar për përzgjedhet si instruktor në Akademinë e Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka pritur në takim  kapitenin e FSK-së Ismail Hoxha i cili poashtu është oficer i përzgjedhur për instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore ,,Sundhurst” në Mbretërinë e Bashkuar.

Përmes një njoftimi në Facebook Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se në këtë takim ishin poashtu të pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe nënkolonel Jake White, këshilltar ushtarak i Komandantit të FSK-së, ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj, oficerin Hoxha e ka uruar për punën e tij të deri më tanishme në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“FSK-ja në vazhdimësi po dëshmon se në strukturat e saj ka potencial të trajnuar sipas standardeve të NATO-s dhe të aftë për të dhënë kontribut për siguri dhe paqe. Oficerin e FSK-së, kapiten Ismail Hoxha, e përgëzova për përzgjedhjen si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Suksesi i Kapitenit Hoxha është e arritur e përbashkët e forcës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë strategjikë siç është Britania e Madhe”, citohet të ketë thënë Haradinaj në Facebook.