Kapet skafi me mbi 500 kg drogë, pranga dy skafistëve shqiptarë

Një gomone me më shumë se 500 kg marijuanë është kapur nga Guardia di Finanza e Brindisit, ndërsa në pranga janë vënë dy trafikantët shqiptarë, raporton oranews.

Operacioni i koduar “Themis 2018” u zhvillua nga Agjencia Frontex dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese të cilët identifikuan skafin me dy shqiptarë, të cilët tentuan të largoheshin sapo pikasin policinë.

Ende nuk dihet emri i dy skafistëve të arrestuar, por mediat raportojnë moshën e tyre 32 dhe 27 vjeç.

Pas një ndjekjeje të shkurtër në det, policia arriti që të sekuestrojë 557 kg drogë të ambalazhuar në 24 pako të madhësive të ndryshme.

Siç raportojnë mediat italiane nëse droga do të hidhej në treg do kapte vlerën e 5 milionë eurove.

Që nga fillimi i vitit 2018, nga roja financiare në Pulia janë arrestuar 39 kontrabandistë, janë sekuestruar më shumë se 16 ton marijuanë dhe 16 skafe.