Kapet pasi tenton të largohet nga Rinasi me mbi 26 mijë euro

Policia e Shtetit ka njoftuar së një 38 vjeçar është proceduar penalisht nga policia kufitare në Rinas si dhe janë sekuestruar 26 mijë e 500 euro.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë 38 vjeçari me inicialet J.S, I cili do të udhëtonte jashtë vendit, iu gjetën shuma e parave të padeklaruara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Në kuadër të masave të përbashkëta të marra mes Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore për rritjen e masave në drejtim të forcimit të kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë paradites së sotme është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Ai akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.