Ilustrim: Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Kapet në Flagrancë Duke Grabitur në ‘Rrugën B’

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë kapur në flagrancë një person duke grabitur.

Sipas burimeve të KALLXO.com, rasti ka ndodhur para pak kohësh në “Rrugën B”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, tha për KALLXO.com se ka ndodhur një grabitje në “Rrugën B” dhe se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes porse i arrestuari nuk ka të bëjë me këtë rast.