Ilustrim

Kapet me municione në kufi, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga policia pasi në veturën e tij i janë gjetur 65 copë fishekë.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë në pikën kufitare Qafë Morinë mbrëmjen e kaluar.

Sipas policisë, fishekët e gjetur dhe të konfiskuar ishin të kalibrit 7.65 milimetra.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.