Kapen në Ferizaj mallra pa datë prodhimi, dyshohet për kontrabandë

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt sot kanë ndaluar një mjet transportues – furgon në fshatin Dardani, i cili po barte produkte ushqimore.

Nën dyshimin se produktet ishin mallra kontrabande, në vend ndalimin e mjetit transportues, kanë dalur Inspektorati i Komunës së Ferizajt.

“Nga kontrolli i hollësishëm i këtyre produkteve, Inspektorati i Komunës konstatoi se këtyre mallrave i mungon data e prodhimit, që rrit dyshimin për kontrabandën e kësaj ngarkese mallrash. Madje, mos përmbushja e këtij elementi, pra datës së prodhimit bie në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në njoftim thuhet se Inspektorati i Komunës, këtë ngarkesë e ka konfiskuar duke hapur rrugën për zhvillimin e procedurave tjera ligjore konform legjislacionit në fuqi.

“Qarkullimi i mallrave të tilla në treg, rrit pasigurinë e qytetarëve për konsumin, andaj Inspektorati i Komunës me aksione të tilla të përditshme po zhvillon betejën ligjore ndaj subjekteve që hedhin në treg mallra të tilla të dyshimta. Njëkohshëm, Inspektorati i Komunës, falënderon Policinë e Kosovës, njësinë e trafikut për mbështetjen e vazhdueshme duke kërkuar edhe mbështetjen nga qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla”, thuhet në njoftim.

01 Mars 2019 - 19:36

Afërdita Fejzullahu 01/03/2019 - 19:36
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend