Foto: Ilustrim

Kapen me drogë në Kalanë e Prizrenit

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy burra tek të cilët gjatë legjitimimit dhe kontrollimit tek njëri janë gjetur një sasi e substancave së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 9.78 gr. si dhe 40 tableta ekstazi.

Ndërsa tek tjetri janë gjetur shtatë tableta me ekstazi, 1.19 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dhe 665 € para të gatshme.

Më tej në raport thuhet se substanca narkotike është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar 48 orë në qendrën e mbajtjes.