Kaosi në Beograd Në 30 Fotografi

Ekipet hynë në fushë për 90 minuta lojë, por u desh të dalin nga stadiumi pas 40 minutave.

Një fluturake që po bartte një flamur shqiptar me hartën e trojeve etnike shqiptare në sfond dhe me portretet e Ismajl Qemalit dhe Isa Boletinit anash fluturoi mbi stadiumin e Partizanit në Beograd dhe ra në mes të fushës.

Dy lojtarë serbë e morën dhe në përpjekje për ta zhubrosur, u ndeshën në rezistencën e dy lojtarëve shqiptarë.

Kaq mjaftoi që situata të eskalonte.

Ndeshja u ndërpre në rezultatin 0:0, ndërsa për fatin e saj duhet të vendosë Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

Atë që ndodhi brenda atyre minutave në Beograd, mund ta shihni përmes disa fotografive të shkrepura nga agjencitë e ndryshme të lajmeve ndërkombëtare.