Kanosje në emër të të gjithë avokatëve të Kosovës

Një person është kanosur dje në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti ka raportuar në polici se përmes një email-adrese, një personi panjohur i kishte dërguar mesazh me përmbajtje kanosëse në emër të të gjithë avokatëve të Kosovës.

Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se është njoftuar prokurori kujdestar.

Në njoftimin e policisë, nuk raportohet për persona të arrestuar rreth këtij rasti