Ilustrim- "Kallashnikov" i sekuestruar - Foto: Policia e Kosovës

Në Vend të Benzinës i Vë Naftë, Kërcënim me ‘Kallash’

Sipas Policisë sot rreth orës 08:20 minuta, në pikën e karburanteve “Ari-Petroll” në Bellobrad, një qytetar kishte shkuar për t’u furnizuar me benzinë por aksidentalisht në veturë është hedhur naftë.

“Diskutimi ka kaluar në kanosje me armë zjarri të llojit ‘Kallashnikov’ të cilin Policia e Dragashit e ka sekuestruar pasi e gjeti prapa objektit me 53 fishekë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të trajtohet sipas procedurës së rregullt” thuhet në njofimin e Policisë.

Po ashtu, sipas Policisë, dje një patrullë policore nga Stacioni Policor “Veriu” e ka sekuestruar një pistoletë e llojit ”Crvena Zastava” në oborrin e një restoranti të dasmave ngase një i dyshuar, nën ndikim të alkoolit ka shkrepur fishekë në ajër.

Të dyshuarit i është sekuestruar arma ndërsa rasti i kalon prokurorisë sipas procedurës së rregullt.