Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Kanosi me armë një person, arrestohet 34 vjeçari

Policia e Elbasanit ka ndaluar  një shtetas të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje e qetësisë publike.

“Gjatë kontrolleve të befasishme në lokale dhe akse rrugore në Qarkun e Elbasanit, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe kapjen e autorëve të veprave penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A.S, 34 vjeç, banues në Elbasan” thuhet në njoftimin e policisë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë 23 shtator 2018, në lagjen “Skënderbej” për motive të dobëta ka kanosur dhe qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë shtetasin K.I., 26 vjeç. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake“, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”./oranews