Foto: Ilustrim

Kanoset nga Ish-Bashkëshorti

Policia ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari pas ankesës së viktimës se po pengohej nga i njëjti.

Sipas raportit policor, ankuesja ka raportuar se po pengohej në vazhdimësi nga i dyshuari, që në këtë rast është ish-bashkëshorti i saj.

Pas arrestimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Këtë rast, Policia po e trajton si kanosje.