A Kanë Nevojë për Viza Ramush Haradinaj dhe Familjarët e Tij?

Kryeministri Ramush Haradinaj, në emisionin “Jeta në Kosovë” tha se të gjithë familjarët e tij kanë nevojë për viza dhe se asnjëri nga ta nuk kanë pasaportë të huaj.

Haradinaj ka qenë kundërshtuesi më i madh i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi sa ka qenë në opozitë, ndërsa ratifikimi i kësaj marrëveshjeje nga Kuvendi është vendosur si kusht nga Komisioni Europian para se t’ia heqë Kosovës regjimin e vizave.

“Të gjithë (familjarët) duhet me i shku me i marrë kur t’na vyjnë”, tha Haradinaj kur u pyet nga Jeta Xharra nëse familjarët e tij kanë pasaporta të shteteve që tashmë kanë fituar liberalizimin e vizave.

Ai u pyet edhe nëse vet posedon pasaportë shqiptare.

“Ma kanë dhanë shtetësinë, po nuk kom shku me marrë, s’jom pajisë me pasaportë. Askush i familjes tem nuk ka pasaportë të huaj”, ka thënë ai.

Haradinaj po ashtu ka deklaruar që Demarkacioni tashmë nuk është në dorën e tij, por të kuvendit dhe pasi legjislativi t’i japë epilog, ai do të merret prapë për këtë temë.

Përgjigjen e Haradinajt për këtë çështje mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: