Kandidati i PDK-së nuk merr asnjë votë në një vendvotim në Zubin Potok

KALLXO.com po monitoron nga afër procesin e zgjedhjeve në Veri.

Në shkollën Jovan Cvijic, me numër vendvotimi  2816/B 01/D në Zubin Potok, numërimet e votave kanë përfunduar rreth orës 19:45.

Në ketë klasë, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liridona Kahrimani ka marrë vetëm një votë.

Kandidati i PDK-së, Hysni Mehmeti nuk ka marrë asnjë votë, ndërsa, Srdjan Vuloviq ka marrë 292 vota.

Në katër komuna në veri të Kosovë janë mbajtur zgjedhjet për kryetarë.

Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së katër kryetarëve si reagim ndaj vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Deri më tani është raportuar së mbarëvatja e procesit zgjedhor ka kaluar pa ndonjë incident që vlen të përmendet.