Foto: Atdhe Mulla

Kandidatët shqiptarë në Zveqan në një vendvotim marrin nga një votë

Ilir Peci dhe Avdi Peci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës dhe respektivisht Lëvizjes Vetëvendosje, kanë marrë vetëm nga një votë në një vendvotim në Zveqan.

KALLXO.com po i monitoron nga afër zgjedhjet.

Në një qendër votimi në Zveqan, prej nga vijnë edhe dy kandidatët shqiptarë, ata nuk kanë arritur të marrin më shumë se nga një votë.

Në klasën në të cilën është bërë votimi, votojnë personat me mbiemrin që fillon me P.

Në këtë vendvotim ishin gjithsej 409 vota.