Rrotullimi i kamionit | Foto: RTV 21

Kamioni Rrokulliset në Magjistralen Gjakovë- Klinë

Një kamion është rrokullisur sot, ndërsa sipas policisë nuk ka të lënduar.

Sot një automjet transportues- kamion është rrokullisur në magjistralen Gjakovë-Klinë, përkatësisht në fshatin Mrasor.

“Është vetaksident me dëme materiale, janë dëmtuar disa bankina të rrugës dhe gjatë rrokullimit të kamionit janë përplasur disa gurë në një automjet tjetër që ka qenë në lëvizje në momentin e aksidentit”, ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjakovës për rtv21.tv.

Sipas policisë, aksidenti është pa pasoja në njerëz./21Media

Foto: RTV 21

28 Tetor 2017 - 16:40

RTV21 28/10/2017 - 16:40
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend