Kamioni që shkaktoi aksidentin në Gjilan, i paregjistruar që nga viti 2017

Kamioni i cili shkaktoi dje aksidentin në qendër të Gjilan, nga i cili një person mbeti i vdekur dhe 27 të tjerë u lënduan, nuk ishte i regjistruar që nga viti 2017.

Këtë e konfirmuan burime të KALLXO.com brenda policisë.

KALLXO.com raportoi më herët se në lidhje me aksidentin është arrestuar edhe pronari i kompanisë, kamioni i së cilët e shkaktoj aksidentin.

https://kallxo.com/video-aksidenti-ne-gjilan-ndalohet-edhe-pronari-i-kompanise-se-kamionit/

Në një transmetim të drejtpërdrejt në KALLXO.com, ka folur prokurorja e rastit, Rozelinda Manastiri, e cila ka treguar se para pak çasteve është intervistuar pronari i kompanisë së ujit.

“Tani sa e përfunduar intervistimi e një personi, i cili është përgjegjësi i kompanisë, dhe ky është ndaluar për 48 orë fillimisht në drejtim të veprës mbikëqyrje e pa ndërgjegjshme e trafikut publik. Kur të vjen kallëzimi penal shtesë duhet bërë aktvendim për zhvillim e hetimeve, edhe për këtë person”, ka thënë prokurorja.

Ajo ka shtuar se sot e kanë marrë kallëzimin penal për vozitësin që është ndaluar, për të cilin kanë paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjilan për  caktimin e paraburgimit.

“Në kërkesë i kemi paraqitur përshkrimin e veprës penale dhe të gjitha provat që i posedojnë”, ka thënë Manastiri.

KALLXO.com ka transmetuar drejtpërdrejt intervistën me prokuroren e rastit.