Kamenicë, mërgimtarët e bëjnë me shtëpi ish-ushtarin e UÇK-së

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati së bashku me kryetarin e SH.K.SH “Dardania Mannheim” Naser Hoxha , nënkryetarin Vehap Zuka dhe anëtarin e kryesisë Kujtim Metaj kanë vënë gurthemelin e shtëpisë për ish ushtarin e UÇK-së, në fshatin Hodonoc.

Kryetari i Komunës tha se duhet falënderuar diasporës për të gjitha investimet e ndihmat që ata i sjellin në Kosovë dhe falënderoi shoqatën “Dardania Mannheim” për kontributin.

“Është dëshpëruese që edhe 20 vite pas luftës, kategoritë e dala nga lufta përballen me probleme elementare. Këtë fakt duhet ta ndryshojmë dhe uroj që ky investim mos të jetë i fundit për kategoritë e dala nga lufta”, deklaroi ai.