Kamenica (Ilustrim)

Kamenicë, ia vjedhin fishekët

Disa persona kanë hyrë në një shtëpi në Kamenicë në të cilën kanë vjedhur rreth 100 fishekë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur 100 fishek të kalibrit 9 mm dhe dy këllëfë të pistoletës, për cilat ankuesi kishte leje përkatëse.