Ilustrim

Kamenicë, i konfiskohen barnat farmacisë pa licencë

Në fshatin Rogaqicë të Kamenicës, dje njësitë policore në bashkëveprim me inspektorët farmaceutik, kanë inspektuar një barnatore e cila nuk posedonte licencë për punë.

Sipas policisë, nga ana e inspektorëve farmaceutik janë konfiskuar 600 lloje barnash në vlerë rreth 6000-7000 €.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar.