Kamenica - ARKIV

Kamenica shumë shpejt pritet të bëhet me bulevard

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se Kamenica së shpejti pritet të bëhet me bulevard.

Ai ka shkruar se sot është hapur konkursi për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e këtij bulevardi.

“Sot kemi shpallur konkursin për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e Bulevardit të qytetit në Kamenicë.  Kamenica është qytet premtues dhe me potencial për intervenim në aspektin e planifikimit dhe dizajnit urban. Ftojmë të gjitha kompanitë dhe studiot vendore të specializuara në arkitekturë dhe planifikim hapësinor, të aplikojnë dhe të sjellin projekte të qëndrueshme urbane! Falënderoj arkitektët Vildane Maliqi, dhe Leotrim B. Spahiu për angazhimin e tyre të palodhshëm në këtë projekt! Njashtu, falënderoj grupin punues dhe shoqërinë civile për kontributin”, ka shkruar Kastrati në Facebook.