Kaltrina Maloku fituese e çmimit tradicional ‘Ora e Tahir Deskut’

Shkrimtarja klinase Kaltrina Maloku, ka marrë çmimin kryesor të manifestimit letrar “Ora e Tahir Deskut”, që ndahet çdo vit për veprën më të mirë letrare.

Këtë çmim krijuesja Maloku e mori në edicionin e 10-të të Manifestimit tradicional “Ora e Tahir Deskut” që për çdo vit mbahet në patronatin e komunës së Klinës, dhe organizohet në shenjë përkujtimi dhe homazhi të poeti klinas, Tahir Desku.

Edicioni i 10-të i këtij takimi është mbajtur dje në Klinë, dhe sipas traditës është organizuar edhe ora e madhe letrare ku poetë të shumtë deklamuan poezitë e tyre, nga ku pastaj edhe dolën edhe tri çmimet të kësaj ore.

Çmimi i parë i takoi poetes së re nga Deçani, Leonora Lokaj, nga Deçani, vendi i dytë, Tahir Bezhani, nga Gjakova, vendi i tretë, Mikel Gojani, nga Klina dhe çmimi për stimulus, Lavdim Dushi, nga Klina.