Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Kalon rezoluta për pezullimin e aktivitete të lojërave të fatit

74 deputetë kanë votuar unanimisht për miratimin e rezolutës së propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të LKD- së Avudullah Hoti pas pauzës 10 minutësh për konsultime me grupet parlamentar ka ardhur me dy pika të rezolutës së ndryshuara nga ajo paraprake.

“Pas konsultimeve me grupet parlamentare, unë propozoj këto ndryshime në projekt rezolutë, pra pika e parë. Qeveria të nis, procedurat ligjore për pezullimin e aktiviteteve të të gjitha llojeve deri në ndryshim të ligjit përkatës dhe pika e dytë, Qeveria brenda 30 ditësh të sjell në Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha lojërat e fatit për një periudhë 10 vjeçare”, tha Hoti.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme lidhur me pezullimin e kazinove dhe lojërave të fatit.